Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon, sot nga ora 09.30, procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dje ka dëshmuar dëshmitari i pestë i mbrojtjes, Zijadin Hoxha, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.
Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Shalës përmes avokatit Jean-Louis Gilissen. Dëshmitari Hoxha tha se ka qenë i burgosur politik.
Hoxha u pyet edhe për uzinën e metalit në Kukës, për çka ka thënë se në katin e parë të kësaj ndërtese ka qenë shtabi i logjistikës e në të dytin kanë qëndruar komandantët.
Kur u pyet nga mbrojtja e Shalës në lidhje me personat që ka parë në atë uzinë, ai e mohoi se në të gjatë vitit 1999 ka qëndruar Jakup Krasniqi.
Në çështjen gjyqësore “Shala” për këtë javë pritet të mbahen pesë seanca, raporton RTKlive.
Ai ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.