Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i kundërpërgjigjet sërish ish-ministrit Armend Zemaj se në dokumentet e dorëzuara nga ky i fundit, nuk ka pranuar ndonjë dokument me të dhëna apo kontakte me prodhuesit e vaksinave në momentin kur e ka marrë detyrën.
Vitia tha se këto dokumente është dashur të dorëzohen, pasi siç u shpreh ai “dokumentet nuk janë as të Armendit as të Arbenit”.
“Pavarësisht që nuk kam qenë aty, unë përmes një USB i ka dorëzuar të gjitha të dhënat, e jo me folldera siç keni bërë ju. Këto dokumente është dashur të jenë aty ku duhet, s’janë as të Arbenit e as të Armendit, dhe fatkeqësisht asnjë dokument se kemi gjetur në lidhje me negociatat. Fakti që më 7 dhjetor është formuar grupi negociues për vaksinat, tregon se procesi i negocimit të vaksinave ka filluar pas kësaj date”, ka thënë Vitia.
Vitia po ashtu tha se në momentin e marrjes së detyrës kanë gjetur një plan nacioanl për vaksinimin, i cili ka pasur problemet e veta.
Ai po ashtu tha se ka autorizuar që të filloj hartimi i një plani tjetër, i cili sipas tij do të filloj të zbatohet më 15 qershor.
“Ne kemi gjetur një plan nacional për vaksinimin dhe për shkak të kohës së shkurt s’kemi mundur të bëjmë diçka, ka pasur problemet e veta ashtu siç thatë dhe ju dhe pajtohem plotësisht. Kam autorizuar që të filloj hartimi i një plani tjerë ku në datën 15 qershor të filloj të zbatohet. Përveç aplikimit në e-Kosova dhe procedurave tjera, nuk është vetëm kjo mundësi për regjistrim por edhe në QKMF nëpër komuna…”, tha ai.
E sa i përket rrezikshmërisë së situata epidemiologjike mund të përkeqësohet, Vitia tha: “Në momentin që situata epidemiologjike do të pësoj rritje, atëherë në kuadër të vaksinave do të marrim masa. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të respektojnë masat e marra”.