Site icon PrishtinaPress

Vazhdon ndërtimi i Xhamisë Qendrore, Rama e Tërnava inspektojnë punimet

Po vazhdojnë punimet në Xhaminë Qendrore në kryeqytetin e Kosovës.

Sot kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga myftiu Naim Tërnava dolën në terren për të inspektuar punimet.

“Bashkë me Myftiun Naim Tërnava, inspektuam punimet në Xhaminë Qendrore”, njofton Rama.

Në Xhaminë Qendrore, e cila është projektuar duke u frymëzuar në Xhaminë Selimiye, veprën mjeshtërore të arkitektit Sinan (Mimar Sinan), dhe e cila kur të hapet do të jetë xhamia më e madhe e Kosovës, do të mund të falin namaz në të njëjtën kohë rreth 10 mijë njerëz/Prishtinapress/

Exit mobile version