Site icon PrishtinaPress

Vazhdon mungesa e barnave të sëmundjeve të rënda në Kosovë, ishte premtuar që viti 2019 do të jetë më i përmbushur në këtë drejtim

Përveç që ka mungese të mjeteve adekuate për t’u trajtuar sëmundjet e rënda, ka vite që mungesa e barnave të këtyre sëmundjeve vazhdon të jetë prezente në Kosovë.

Edhe pse furnizimi me barna ishte përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, kjo kompetencë është bartur te Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Barnat dhe materiali shpenzues brenda institucioneve publike shëndetësore në vazhdimësi ka qenë problem sa i përket furnizimit.

Mungesat janë evidente edhe pse ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kishte deklaruar se lista esenciale me barna në vitin 2019, do të jetë më e përmbushur krahasuar me vitet paraprake.

Kjo për shkak se gjatë vitit 2018, sipas tij, janë blerë barna më të lira sesa vitet paraprake dhe është arritur që buxheti për barna të kursehet për rreth 6 milionë euro, nga ai total i ndarë për shëndetësi në Kosovë që është rreth 220 milionë euro, duke hyrë edhe buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë e që është 40 milionë euro dhe 60 milionë euro si grante nga Qeveria që shkojnë nëpër komuna.

Indeksonline ka kontaktuar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës lidhur me këtë çështje ku është thënë se gjatë këtij vitit furnizimi më barna ka qenë shumë më i qëndrueshëm se vitet paraprake.

“Furnizimi me barna gjatë vitit 2019, ka qenë  shumë më i qëndrueshëm për dallim nga vitet paraprake”, thuhet ngat SHSKUK.

“Në SHSKUK jemi të furnizuar me barna dhe materiale shpenzuese në masën sa hapësirat e Barnatores Qendrore dhe spitaleve të përgjithshme nuk janë të mjaftueshme për magazinim të produkteve”

Më tej thuhet se mungesa  e produkteve  kanë qenë për shkak se kanë dështuar bë procedurat e prokurimit dhe mosinteresimit të operatirëve dhe abuzimeve të operatorëve të caktuar.

“Mungesat e caktuara kanë qenë për produktet, furnizimet e të cilave kanë dështuar për shkak të procedurave të prokurimit, vonesave në liferim, mosinteresimit të mjaftueshëm të operatorëve dhe abuzimit të operatorëve të caktuar” është thënë nga drejtoria e SHSKUK  për Indeksonline.

”SHSKUK është duke punuar shumë edhe në drejtim të vetëdijesimit të mjekëve të caktuar për përdorimin e barnave dhe materialeve shpenzuese nga lista esenciale, e miratuar së fundmi nga MSH, e jo përdorimin e barnave alternativave komerciale qe gjenden në treg. Rëndom kjo dukuri bëhet shkak i perceptimit në publik se ka mungesë të barnave apo materialeve shpenzuese”

Mirëpo ndryshe nga ata, pacientët e shumtë kanë ankesa të cilët thonë se u duhet të udhetojnë jasht kufijve për ti gjetur barnat për sëmundjet e tyre.

Nëna me inicialet B.H, fëmija e të cilës vuan nga një sëmundje e rëndë, tash e 4 vjet ka problem me mungesën e barnave esenciale në Kosovë .

“Për shkak të sëmundjes që ka fëmija im, ka raste ku doktori I saj ia ndërron terapinë në bazë të nevojës, mirëpo fatkeqësisht shpesh kam hasur në probleme ku nuk kam mundur ti gjej banat të cilat i janë përshkruar fëmijës tim”, ka thënë për Indeksonline.

Ndryshe, gjatë këtij viti, 1369 kosovarë kanë udhëtuar jashtë vendit për të gjetur shërim për sëmundjet nga të cilat ata po vuajnë. Tashmë 4 nga ta kanë vdekur në spitalet e huaja.

Exit mobile version