Site icon PrishtinaPress

Vazhdon mbledhja e kryesisë së LDK-së, në pritje të vendimit për kandidatin për kryeministër

E plotësuar: Anëtarët e kryesisë së LDK-së, kanë dalë në një pauzë të shkurtë.

Në mbledhjen e cila po vazhdon të mbahet në selinë qendrore të LDK-së, pritet të merret vendim për emrin e kandidatit për kryeministër.

Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së, vendoset për kandidatin për kryeministër

Në selinë qendrore të LDK-së, ka nisur tashmë mbledhja e kryesisë e thirrur nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër.

Kjo parti është shprehur e gatshme dhe është në pritje që të mandatohet nga presidenti Hashim Thaçi për të formuar Qeverinë e re me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dje pas takimit me presidentin Hashim Thaci, ka thënë se do ta mbledhë kryesinë e partisë, që të kërkojë mendimin për krijimin e Qeverisë së re. /Telegrafi/

Exit mobile version