Site icon PrishtinaPress

Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Aktash, Rama: Trotuaret s’janë për vetura

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se në lagjen “Aktash”, po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësira publike për qytetarë, raporton Express.

Rama ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e gjithë hapësirave, duke shtuar se trotuaret nuk janë për vetura

“Në lagjen “Aktash” po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë. Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, ka thënë Rama.

Exit mobile version