1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon kërkimi i 60-vjeçares nga Bardhoshi, dyshohet se u pa nga dikush te Stacioni i Autobusëve

Në media dhe në rrjete sociale është bërë e ditur se gruaja 60-vjeçare Hyrë Zhegrova nga fshati Bardhosh i Prishtinës është zhdukur nga dita e premte.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Agroni, djali i saj, tha se nëna e tij ka shëndet të mirë mendor, por se me vete nuk ka pasur telefon kur ka dalë nga shtëpia.

Ai tregoi se e njëjta ka dalë nga shtëpia të premten rreth orës 08:40 dhe se për gjetjen e saj e kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.

“Rastin e kemi hapur të shtunën në polici, telefon s’ka me vete. E kemi kërkuar kahmos por nuk është”, tha ai të martën për Gazetën Express.

I pyetur se çfarë u ka thënë ajo familjarëve para se të dilte nga shtëpia, ai tha: “S’e kemi pa kur u dalë, mirë u konë”.

I pyetur nëse nëna e tij ka pasur ndonjë telashe të çfarëdo natyre, ai tha se ajo nuk ka pasur asnjë problem.

Familja ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informata për vendodhjen e Hyrë Zhegrovës apo e sheh diku, të thërrasin në këtë numër: 045/502-438.

Tutje ai tha se janë duke shkuar tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë sepse kanë pranuar një informatë nga një qytetar se dyshohet se gruaja 60-vjeçe ndodhet atje.

Policia nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi për hapjen e rastit dhe angazhimin për gjetjen e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img