Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi do të vazhdojë sot intervistimin e tij para prokurorëve të Gjykatës Speciale.
Intervistimi i Mustafës fillon nga ora 10:00, përcjell prishtinapress.eu
Gjatë ditës së djeshme i njëjti u intervistua nga Dhomat e Specializuara përreth 7 orë.
Pas intervistimit Mustafa dje nuk pranoi të prononcohet për media.
Theksojmë se gjatë ditës së nesërme pritet të intervistohet edhe ish-komandanti, Sami Lushtaku.