Site icon PrishtinaPress

Vazhdon injorimi i KEDS-it, fshatrat e Kaçanikut futen në ditën e 3 pa rrymë!

Shumë fshatra të Kaçanikut kanë mbetur pa energji elektrike qe më shumë se 50 orë.

Shtraza, Stagova, Begraca, Kaçaniku i Vjetër, janë disa prej vendeve rurale të kësaj ane që s’kanë furnizim me rrymë.

KEDS-i duket se është futur në “gjumë”, pas reshjeve të shumta të borës.

Banorë të kësaj ane janë ankuar disa herë, mirëpo përgjigja e tyre ishte se “së shpejti do të rregullohet”.

Më poshtë, pamjet:

Exit mobile version