3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon ‘Goditja’ e Policisë, disa të rinj në Mitrovicë kapen me substanca narkotike

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Kjo u bë me qëllim të shtimit të masave të sigurisë dhe operacioni po vazhdon në gjithë vendin. Sinjali vazhdimisht ka raportuar për kapjen e personave me armë ilegale e gjësende tjera të kundërligjshme.

Gjatë vikendit, por edhe dje, Sinjali mëson se kanë vazhduar kontrollet në pika të ndryshme në të gjitha qytetet, me ç’rast edhe janë konfiskuar armë e substanca narkotike.

Disa nga këto raste janë zbuluar në Mitrovicë, ku për disa ditë, Policia ka konfiskuar disa armë zjarri, e mbi 20 të tjera të ftohta, si thika, shufra metalike e mjete të tjera të rrezikshme.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se përveç armëve, Policia në Mitrovicë ka kapur edhe disa të rinj me substanca narkotike.

Siç mëson Sinjali, një 17-vjeçar është ndaluar në Zhabar të Mitrovicë, ku pas kontrollit nga Antidroga, i është gjetur një sasi me marihuanë. Narkotikët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Edhe një i ri tjetër nga Mitrovica ka përfunduar në stacion policor, dje pas mesnate, pasi Policia e ka kapur në flagrancë me një qese me substancën e dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Pas kontrollit policor, droga është konfiskuar po ashtu, ndërsa i dyshuari ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë, për veprën me të cilën ngarkohet.

Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, Prokurori ka marrë vendim që ndaj tij të nisin hetimet për posedimin e drogës.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img