Site icon PrishtinaPress

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmon dëshmitari i 19-të

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë.

Dëshmitari i nëntëmbëdhjetë,  i mbrojtur, (me shifrën W04566) ka nisur të dëshmojë dje, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë edhe sot me dëshminë e tij.

Dëshmia e këtij dëshmitari është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, raporton RTKlive.

Dëshmitari i nëntëmbëdhjetë,  i mbrojtur, (me pseudonimin W04566) ka nisur të dëshmojë dje, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë edhe sot me dëshminë e tij.

Dëshmia e këtij dëshmitari është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar dje në gjykatë nga ZSP-ja, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me ndalimin dhe zhdukjen e pretenduar të një familjari të dëshmitarit në Drenoc.

Sikur në rastin e dëshmitarit të mëparshëm, dëshmia e të cilit përfundoi dje edhe  dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdon të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë do të mbahen edhe nesër seancat gjyqësore.

Exit mobile version