Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Ndryshe dje pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nebojsha Radosheviq, ZPS-ja ka thirrur pasdite dëshmitarin e 29-të në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Ky është dëshmitari i mbrojtur W04577, dëshmia e të cilit kaloi në seancë private dhe më pas përfundoi për ditën e martë.Gjykimi do të rinis sot.
Dëshmitari i 28-të i ZPS-së, Nebojsha Radosheviq, ka përfunduar dje dëshminë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ai është marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.