-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës, sot dëshmon dëshmitari i fundit

Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, sot pritet të fillojë dëshminë e tij dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës

Në lidhje për këtë rast, këtë javë pritet të mbahen edhe dy seanca të tjera, të mërkurën dhe të enjten.

Ndërkaq, javën e kaluar e ka përfunduar dëshminë e tij Sejdi Veseli, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dëshmoi pa masa mbrojtëse.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Në një komunikatë nga Gjykata Speciale thuhet se “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img