Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Hagë po gjykohen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Seanca e sotme gjyqësore do të nisë nga ora 09:00 e mëngjesit.
Gjykimi ka filluar më 3 prill të këtij viti teksa në maj të vitit të kaluar që të katër ishin deklaruar të pafajshëm sa u përket akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.