0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Salih Mustafës

Në seancën e së enjtes, në gjykimin ndaj Salih Mustafës, pritet mbrojtësi i tij të vazhdojë paraqitjen e deklaratës përmbyllëse.

Ndryshe, të martën deklaratën përmbyllëse e ka paraqitur prokuroria, e cila kërkoi 35 vite burgim për Mustafën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, të mërkurën e ka përfunduar deklaratën përmbyllëse mbrojtësja e viktimave, ndërsa mbrojtja e Mustafës ka përfunduar pothuajse deklaratën që pritet ta vazhdojë sot.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img