5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon debati, Pozhari akuzon Ahmetin për “organizim të sulmeve” ndaj tij

Opinisionisti Xhevdet Pozhari ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për organizim të sulmeve ndaj tij. 

Pozhari e ka cakuzuar Ahmetin përmes një shkrimi në Facebook, pas një komenti të kreut të kryeqytetit rreth deklaratës së pretenduar mizogjene të opinionistit Pozhari, të bërë të hënën.

“E nxorri koken organizatori i sulmeve ndaj meje! Të dashur miq, Mos u frikësoni nga mendimet e juaja por shpalosni ato lirshëm! Shkruesit e parullave të murit duan t’ju heshtin. E, njeriu që frikësohet t’i shpalosë mendimet e tij është vetëm një kufomë që ecë”, ka shkruar Pozhari.

Ndërkaq, Shpend Ahmeti, në postimin e tij në Facebook tha se “kur një analist del fol palidhje diçka, nuk ka faj ‘analisti’ por ata që ia japin hapësirën”, duke iu referuar Xhevdet Pozharit.

“Gjatë studimeve në ShBA me një profesor të njohur (fjalimshkrues i presidentit) mundoheshim të botojmë shkrime në Boston Globe – OpEd. Nuk kishte gjasa as me na e lexu shkrimin pa qenë ekspert i çështjes (libra të shkruar në atë temë) ose përfaqësues të dikujt në lidhje me temën. Në Kosovë gjithkush – mendimtarë të lirë dalin japin opinione për çfarëdo teme pa bërë askush pyetje se a e dijnë temën dhe a përfaqësojnë diçka”, shkroi Ahmeti. 

“Por kur dikush – analist – del fol palidhje diçka nuk ka faj “analisti” por ata që ja japin hapësirën. Ju kam thënë mos e merrno seriozisht “analistin”, ama televizionin Po”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img