7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon debati për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, në sallë mbesin veç 21 deputetë

Përderisa në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati parlamentar mbi gjendjen e krijuar në KEK dhe arrestimin e kryeshefit Nagip Krasniqi, të pranishëm në sallë janë veç 21 deputetë.

Pavarësisht se debati është thirrur nga partia opozitare, PDK-ja, prezentë në kuvend nga deputetët e opozitës janë vetëm 10 prej tyre.

Shtatë nga 10 deputetët e opozitës ishin nga PDK-ja, dy nga LDK-ja, një nga AAK-ja dhe vetëm 11 nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetët e partisë në pushtet, gjatë fjalës së deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, e detyruan kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, që brenda një minute e gjysmë të kërkojë qetësi pesë herë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img