Site icon PrishtinaPress

Vazhdon debati në Kuvend për punën dyvjeçare të Qeverisë

Kuvendi Kosovës me fillim nga ora 13:00 sot do të vazhdojë punimet e ndërprera gjatë ditës së djeshme, ku do të diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe dje për shumë orë në Kuvendin e Kosovës, pozita lavdëroi qeverinë e Kosovës, për punën që është bërë në këto dy vite, ndërsa opozita kritikoi qeverinë për mos arritje të objektivave.

Puna dy vjeçare e qeverisë së Kosovës, është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e tij.

Po ashtu në rend dite sot janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale, shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version