Fahri Fazliu, nipi i heronjve të luftës, Fahri e Bahri Fazliu, ka folur për bastisjen në familjen e tyre nga EULEX-i dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar.
Ai ka thënë se bastistja ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe se anëtarët e tjerë të familjes janë të mbyllur në banesë me telefona të mbyllur.
“Bastisja ka nisur rreth orës 7së mëngjesit. Familjarët e tjerë janë brenda, ndërsa telefonat i kanë të mbyllur. As avokati Artan Çerkini nuk ka informacione se pse po ndodhë kjo bastistje” ka thënë Fahri Fazliu.