2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesë

KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë si “një forcë rezervë e caktuar në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”.

“Personeli dhe automjetet zbarkuan në Durrës të Shqipërisë dhe do të lëvizin përmes rrugëve për në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i.

KFOR-i thotë se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire “do të punojë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, në një stërvitje rutinë të stërvitjes së provave operative, deri në fund të tetorit”.

Qëllimi i këtij ushtrimi është t’i testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim të stërvitjes, KFOR-i thotë se “kontingjenti do të zhvendoset dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”.

“KFOR-i do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak dhe automjeteve në mbështetje të kësaj stërvitjeje”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img