-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon ankesa e klubeve serbe ndaj shqiptarëve, insistojnë që t’i mbajnë garat ilegale në Kosovë

Serbia është munduar vazhdimisht ta shtrijë territorin e saj edhe në Kosovë kur bëhet fjalë për sport.

Klubet sportive serbe kanë luajtur në Kosovë si në bahçe të babës qe më shumë se 20 vjet pa iu penguar askush dhe pa iu trembur syri.

Më saktësisht, ato i kanë zhvilluar aktivitetet në territorin e Kosovës, por në kuadër të ligave të Serbisë.

Pjesa dërrmuese e klubeve serbe vazhdimisht i kanë injoruar ftesat për t’ju bashkuar ligave të Kosovës.

Por, duket se tash u ka ardhur fundi këtyre aktiviteteve sportive ilegale.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ditë më parë theksoi se klubeve serbe nuk do t’ju lejohet zhvillimi i ndeshjeve ilegale në territorin e Kosovës.

Me këtë rast, Federata Serbe e Futbollit i kishte dërguar letër UEFA-s, duke e shtrembëruar realitetin dhe duke “e shitur viktimën”, duke thënë se “serbëve në Kosovë u kërcënohet e drejta për të luajtur sport”.

Edhe klubet serbe po ankohen pas vendimit të fundit të palës kosovare.

Ani pse bëhet fjalë për aktivitete ilegale, ato thonë se ndihen të diskriminuara.

“Ne e kemi marrë një letër nga Federata e Futbollit të Kosovës në të cilën thuhet se është e ndaluar të luhen ndeshjet, madje edhe seancat stërvitore”, thotë për BBC në versionin serb, Nebojsha Josifovic, president i FC Graçanica.

Ai ka shkuar edhe më larg se aq, duke thënë se ishin të gatshëm të mbroheshin nëse do të vinte policia për t’ua ndalur ushtrimet.

“Që prej atij vendimi, e kemi mbajtur vetëm një seancë stërvitore pasi kemi pasur frikë. Kishte edhe njerëz nga administrata dhe unë si president i klubit, që ishim maksimalisht të koncentruar dhe të gatshëm për çdo gjë, për t’i mbrojtur fëmijët nëse ndodh diçka. Faleminderit prej Zotit nuk ka ndodhur asgjë”, shton kreu i klubit serb.

Edhe Igor Uljareviq nga e ashtuquajtura Federatë e Futbollit të Kosovës, e cila funksionin në sistemin e Federatës Serbe të Futbollit, ka konfirmuar për portalin “Kossev” se dokumenti në fjalë u është dorëzuar klubeve të veriut.

Sipas tij, kjo është “forma më e madhe e diskriminimit”, derisa ministri serb i sportit, Zoran Gajiq e ka konsideruar për “Tanjug” këtë si një “presion të turpshëm ndaj popullit serb”.

FC Rudar dhe FC Trepça nga Mitrovica e veriut thonë se do t’i vazhdojnë garat pasi insistojnë se nuk kanë marrë ndonjë dokument që i paralajmëron që t’i ndalin aktivitetet e tyre.

“Nuk kemi asnjë koment zyrtar, do të vazhdojmë të stërvitemi normalisht dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Ne ia kemi lënë Federatës Serbe të merret me ato gjëra”, i thanë BBC-së në versionin serb zyrtarët e klubit Trepça.

Përpos Trepçës, në zonën Shumadija-Rashka garon edhe FK Mokra Gora nga Zubin Potoku.

FC Graçanica performon në rangun më të poshtëm, ndërsa Federata Serbe i ka tri gara: Ligën e Qarkut Detar të Kosovës, Ligën e Qarkut të Mitrovicës dhe Ligën e Qarkut të Kosovës.

“Janë shtatë klube, por vetëm katër po luajnë, ndërsa tre të tjera nuk kanë lojtarë të mjaftueshëm”, thotë Josifovic, i cili është në krye të klubit Graçanica që prej dy muajsh.

Ai e vazhdon ankesën, duke thënë se ekipi do të detyrohet të ushtrojë në livadh nëse nuk i lejohet ta bëjë një gjë të tillë në stadium.

Pra, klubet serbe nuk e kanë ndërmend t’ju bashkohen ligave të Kosovës, duke provuar që t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre ilegale.

Kohëve të fundit, disa klube serbe janë ndaluar të futen në territorin e Republikës së Kosovës dhe janë kthyer mbrapshtë për në Serbi pasi nuk kishin marrë leje paraprakisht

Në të kaluarën, klubet serbe vinin për të luajtur ndeshje miqësore në Kosovë kinse me qëllim bamirësie, por që në fund këto aktivitete sportive riktheheshin në arenë të thirrjeve nacionaliste dhe të fyerjeve të shqiptarëve të Kosovës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img