0.3 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Buy now

spot_img

Vazhdon Albulena Haxhiu: Adriatik Kelmendi po u bën presion deputetëve

Filloi Haxhiu duke thënë se Kelmendi ishte organizator i protestës së sotme për ratifikimin e Demarkacionit e më pas gazetari tha se deputetja po shpif sepse ai nuk është fshehur e nuk ka organizuar diçka të tillë.

Sërish ka reaguar Haxhiu, e cila thotë se gazetari po u bën presion deputetëve tash e disa ditë të votojnë Marrëveshjen me të cilën, sipas deputetes, Kosova humb tokë.

Ky është shkrimi i plotë i Haxhiut;

Ka disa ditë që Adriatik Kelmendi ka nisur një fushatë dhe presion mbi deputetët e Kuvendit që të votojnë demarkacionin që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi.

Kulmi i gjithë kësaj është kur në mënyrë të ulët mundohet të na krahasojë me Listën serbe dhe Rusinë. Fushata përbaltëse kundër nesh është e papranueshme!

Duke qenë se Adriatiku, udhëheq emision në një televizion nacional, duhet të jetë neutral, profesionist dhe korrekt.

Adriatiku e ka shumë lehtë kur bën thirrje për votim të një marrëveshje që falë territor!

Nesër, pasnesër, ai nuk mban përgjegjësi as morale e as politike, besa as penale sepse janë deputetët që do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Sot, ende historia i mban mend emrat e njerëzve që kanë falur territor për karrigë, njësoj është puna edhe me demarkacionin!

Unë i bëj thirrje të njëjtit që të ngrisë zërin ndaj problemeve reale të qytetarëve, kritikat t’i ketë në adresën e duhur dhe konstruktive dhe të ndal fushatën përbaltëse kundër Lëvizjes.

Mandati i deputetit është i lirë dhe nuk i nënshtrohet asnjë presioni a detyrimi!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img