Policia e Kosovës, Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka vazhduar me aksionin “Subvencioni 2021”, ku kësaj radhe ka arrestuar zyrtarin e Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë me inicialet A.B.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë, Mehdi Mulaj.
Mulaj ka thënë se zyrtari i kësaj drejtorie është marrë dje nga policia.
“Po është marrë dje. Na është thënë që i duhet ta shoqërojnë në stacion policor në Prishtinë dhe nuk na kanë treguar diçka më shumë”, ka thënë Mulaj.
Aksioni policor “Subvencioni 2021”, ka nisur javën e kaluar në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë, për të vazhduar në disa lokacione tjera të vendit.
Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, laptopë e kompjuterë.