Site icon PrishtinaPress

Vazhdojnë punimet në rrugën Dollc-Gjakovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se në rrugën Dollc-Gjakovë janë duke vazhduar punimet.

Ai tha se po punohet sa më shpejtë që të përfundojë si projekt dhe të jetë gati për qytetarët.

Postimi i plote:

Rruga Dollc – Gjakovë, të cilin projekt e trashëguam me shumë probleme, tani është gati për tu vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, ku po vazhdojnë punimet edhe sot, në mënyrë që sa më parë ta përfundojmë si projekt, për të qenë gati për të gjithë qytetarët.

 

Exit mobile version