Policia e Kosovës ka njoftuar për gjendjen aktuale në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ku po vazhdojnë protestat edhe sot para objekteve komunale.
Sipas Policisë, “situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë”.
Policia ka thënë se po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante.
Lidhur me rastet e djeshme, Policia ka thënë se njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.
“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme. Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.