0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë protestat në veri, serbët nuk tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre

Edhe serbët lokalë në veri të Kosovë do të vazhdojnë protestën e tyre për të pestën ditë më radhë.

Protestat po mbahen në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Gjatë një adresimi më 31 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i refuzoi ato, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja lokale.

Policia e Kosovës dje njoftoi se protesta ishte e qetë fillimisht por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime.

Serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

U arrestuan dy serbë për kë sulm.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për masë paraburgimi prej një muaji për dy të arrestuarit në këtë komunë, gazetarët e Radios Evropa e Lirë, kanë mësuar se qytetarët e institucioneve publike, janë të obliguar që të protestojnë prej mbrëmë, me orare të ndryshme.

Dy të arrestuarit, dyshohet se kane qenë pjesë e përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në atë komunë, më 29 maj.

Lista Serbe i ka identifikuar dy të arrestuarit si Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Lista Serbe e ka konsideruar vendimin për paraburgim si të paligjshëm dhe dy personat si të pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img