Qindra serbë nuk po pajtohen ende me zgjedhjen e Aleksandar Vuçiq president të Serbisë, prandaj tashmë dhe gjithë rrugët e Beogradit raportohet se janë të bllokuara, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi edhe sot qytetarët kanë vazhduar protestën e tyre në rrugët e qyteteve, duke shprehur pakënaqësitë e tyre që siç thanë ata po e bëjnë ”kunër diktaturës”.
Studentë, qytetarë dhe punëtorë të shumtë u mblodhën jashtë ndërtesës së qeverisë serbe.
Për herë të parë me parulla, gjatë protestës nëntë-ditore u bashkuan edhe punëtorët e pakënaqur.
“Askush nuk do të jetë i uritur”, “Unë e kam privatizuar edhe ajrin”,”Njerëzit janë të uritur, gëzohen politikanët”.
Paknaqësite e tyre po vazhdojne t’i shprehin edhe me këngë, perderisa protesta e tyre po vazhdon ende ndonëse nuk është caktuar ndonjë datë përfundimi, njofton Klan Kosova.
Zgjedhjet e presidenciale në Serbi u mbajtën me 2 prill 2017.