Përderisa po vazhdon seanca e Kuvendit, aty janë kthyer edhe tensionet.
Opozita e ka gjuajtur me ujë kryeministrin, madje njëra nga to ka qëlluar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca shkruan lajmi.net.
Aty shumë i tensinuar shihet edhe deputeti i VV Halil Thaçi
Krejt këto veprime të opozitës vijnë pas publikimit të aferës “Zdravo”, ku në një përgjim audi dëgjohet shefja e grupit të deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila duke u kordinuar me përfaqësues të Listës Serbe, më sakstësisht me Slavko Simiqin, i cili ishte edhe bartës i instruksioneve të Milan Radojqiqit, një person që është në kërkim nga drejtësia kosovare.