Site icon PrishtinaPress

Vazhdojnë përplasjet, Gruda i PDK-së ia kthen Sallahut: Po gënjen

Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Sallahu pretendoi se Gruda sot i ka kërcënuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasadorin Martin Berishajn, se kur të vjen PDK-ja në pushtet, ata nuk do të jetojnë në Kosovë.

Një pretendim të tillë, Gruda e ka hedhur poshtë, transmeton Paparaci..

“Zv. Ministri i Drejtësisë gënjen publikisht, unë nuk e kam thënë këtë kurrë. E verteta është se Martini kurrë s’ka jetu në Kosovë as Donika. Këta janë turista të pushtetit. Pyetja është a ka me ik edhe Albini në Norvegji pasi që ta shkaterron Kosovën siç e ka fillu?”, shkroi Gruda në Facebook.

Gruda tha se “Berishaj e Gërvalla kanë nga 2-3 pasaporta, dhe kur të largohen nga pushteti nuk do të jetojnë në Kosovë”.

Ai është shprehur se qytetarët që jetojnë këtu, do të jetojnë me pasojat që do t’i lënë Gërvalla e Berishaj.

Sallahu në Facebook, tha se deklarata e Grudës është dhunim brutal i të drejtave të njeriut.

“Në këtë konferencë ai tha ‘Meqë Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj i kanë nga dy pasaporta, kur ta merr mandatin PDK, ata nuk do të jetojnë në Kosovë’. Ky është kërcënim dhe njëkohësisht dhunim brutal i të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuar me kushtetutë. Kjo është doktrina juridike perëndimore e PDK-së dhe përfaqësuesve të saj”, shkroi ai.

Zëvendësministri i Drejtësisë thotë se Gruda i PDK-së e kërcënoi Gërvallën dhe ambasadorin Berishaj

Exit mobile version