Site icon PrishtinaPress

Vazhdojnë pakënaqësitë e Lirak Çelajt me emërimet në strukturat e PDK-së

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, vazhdon të shpreh pakënaqësitë me zhvillimet ne partinë e tij. Ai ka reaguar për emërimet që janë bërë sot strukturën e re drejtuese të partisë, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së.

Çelaj, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar cinike komunikatën e lëshuar nga mbledhja e Kryesisë së PDK-së, ku është njoftuar për emërimet në organet e partisë.

Postimi i plotë i Çelajt:

“Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së

Sot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:

…. “Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”…

Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”.

Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy ????”, ka shkruar Çelaj.

Çelaj edhe ditë më parë  përmes një letre publike, drejtuar kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur shqetësimin e tij për çështjet e brendshme të partisë.

Në letrën e tij që e ka publikuar në Facebook, Çelaj i thotë Veselit se në emër të reformës po e dëmton ADN-në e këtij subjekti politik.

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Uran Ismaili është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i partisë, ndërsa nënkryetarë janë zgjedhur Agim Aliu dhe Shaqir Totaj dhe Donjet Bislimi.

Exit mobile version