Pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare,sidomos në atë të Merdares po vazhdojnë edhe sot.Mëngjesin e së dielës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare pritjet janë deri në 6 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova.
Përderisa, kolona të gjata janë krijuar edhe nëpër pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë, si te Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Mutivodë.
Këto kolona po vazhdojnë tash e sa ditë ku mërgimtarët po ballafaqohen me pritje të gjata në këto ditë të ftohta dimri.