3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë të PK-së

Përkundër reagimeve të institucioneve të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve se kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit janë të papranueshme, rrjete sociale serbe kanë vazhduar të publikojnë fotografi dhe emra të pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës (PK).

Ishte sërish kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram që publikoi identitetin e pesë policëve të tjerë serbë të PK-së.

Madje, këtë herë ata kanë thënë se kjo është një kundërpërgjigje ndaj këtyre reagimeve.

“Pasi të gjithë ambasadorët perëndimorë, përfshirë edhe kreun e EULEX-it, kanë reaguar ndaj publikimit të emrave të 5 serbëve që kanë filluar të punojnë në të ashtuquajturën Polici të Kosovës, duke e cilësuar si ‘kërcënim’ që është absurd total dhe asnjëri prej tyre nuk reagon, kur sulmohen, arrestohen, rrëmbehen serbë në Kosovë e Metohi, po shpallim edhe 5 emrat”, thuhet në shkrim.

Personat, identiteti i të cilëve u publikua nga rrjetet sociale serbe këtë radhë kanë inicialet si në vijim: P. R., M. T., J. P., T. G., dhe U. V./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img