Dashi u gjet para disa ditësh, kurse u varros ditën e premte
E për gjetjen e trupit të policit të dytë po vazhdojnë të mbesin ta angazhuara njësitet e policisë, FSK-së dhe klube të zhytjes.
Gjatë ditës së djeshme është rrënuar edhe një urë, ky dyshohet se mund të ishte trupi i policit.
Kurse kërkimet nëpër këto ura, dhe hapësira tjera të lumit Lepenc do të vazhdojnë edhe sot.
Ushtruesi i detyrës së drejtori të Policisë, Naim Rexha për këtë aksident kishte folur edhe në komisionin parlamentar për siguri.
Rexha kishte thënë se vetura e policësve ishte në gjendje të mirë teknike, përkundër se u raportua që vetura kishte pasur shumë defekte.
Në aksionin për kërkimin e Armend Trenës janë të angazhuar edhe shumë qytetarë.