-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdim i koalicionit apo kthesë djathtas?Zgjedhje në Spanjë

Spanja voton për parlamentin e ri këtë të dielë. Zgjedhjet e parakoshme konsiderohen shumë të rëndësishme, ato vendosin për drejtimin e ri të ardhshëm të vendit – koalicionin progresiv apo kthesën konservatore.

Në Spanjë zgjedhësit votojnë këtë të dielë (23.07.) për parlamentin e ri. Rreth 37,5 milionë spanjollë janë të thirrur të votojnë për 350 deputetë dhe 208 senatorë. Sipas sondazheve, ka gjasa që Spanja të marrë kthesë djathtas, anketat favorizojnë koalicionin e partisë konservatore, Partido Popular, PP dhe partinë ekstreme të djathtë, Vox kundrejt qeverisë së pakicës të kryeministrit socialdemokrat, Pedro Sanchez. Qendrat e votimit janë hapur në orën 09:00 dhe mbyllen rreth orës 20:00.

Partia Socialiste e Punës, PSOE e kryeministrit Sanchez e ka qeverisur Spanjën që nga viti 2018, dhe nga janari 2020 ajo ka krijuar koalicion me partinë e majtë, Podemos, që u krijua si lëvizje proteste kundër politikës së kursimeve pas krizës financiare. Në fund të majit pas humbjes së ndjeshme në zgjedhjet komunale dhe rajonale, Sanchez paralajmëroi zhvillimin e zgjedSpanja kryeson BE-në, por me cilin kryeministër?hjeve të parakohshme.

Gazeta spanjolle “El Pais” i komentoi të dielën zgjedhjet në Spanjë si historike. “Votimet janë pa ekzagjerim historike. Do të vendoset, nëse spanjollët duan përsëri të qeverisë koalicioni progresiv i PSOE dhe Sumad apo do të vendosin për opcionin radikal me një shumicë për partinë PPS, që mbështetet nga partia Vox, e cila ndodhet në aleancë me ekstremistët e djathtë europianë.” Më tel “El Pais” komenton se Spanja pas diktaturës së Francos është kthyer në një vend europian tolerant, që respekton dallimet në varësi të racës, klasës, fesë dhe etnisë, mbështet barazinë gjinore, mbron të drejtat e LGBT, respekton emigrantët e rrethanat biografike traumatike si dhe vepron e vendosur kundër ndryshimeve të klimës. Të gjitha këto do të vihen në pikëpyetje me fitoren e një të djathte ekstreme, shkruan El Pais./DW

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img