Site icon PrishtinaPress

Vashat e Kosovës pësojnë humbje minimale nga Kroacia

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencë e femrave, ka pësuar humbje nga Kroacia me rezultat 1-0, në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.

Dardanet mbetën me një lojtare më pak në fushë pas përjashtimit të Blerta Samilit, dhe kësisoj pranuan gol duke mos patur forë për ta barazuar rezulatin, ani se krijuan disa raste.

Kjo është humbja e tretë në këtë cikël kualifikues për të përzgjedhurat e Anneli Andersen.

Ndryshe, Kosova më 2 qershor do të udhëtojë për në Kroaci për ndeshjen kthyese.

Exit mobile version