Një prej grave të para që ka folur për dhunën seksuale ndaj saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherit ish-deputetja, Vasfije Krasniqi, ka pyetur se pse ajo foli nga 20 mijë gra gjithsej.
Në një status prekës në rrjetin social Twitter, Krasniqi ka thënë se ajo dhe familja e saj po përballen me gjykime.
“Nga 20 mijë gra, pse fola unë?! Më mungon jeta ime e vjetër, unë dhe familja ime jemi vetëm në përballjen me gjykimet”, ka shkruar ajo.