2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vasfija dhe Besarta do të flasin në SHBA për tmerret e luftës në Kosovë

Deputetja, njëherit edhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkë me të mbijetuarën e familjes Jashari, Besartën, më 10 maj do të flasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tmerret e luftës në Kosovë.

Organizimi është bërë nga Qendra dhe Muzeu i Tolerancës “Simon Wiesenthal” në New York teksa temë diskutimi do të jetë adresimi i dhunës dhe përdhunimit si armë lufte.

Pjesë e këtij forumi do të jenë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe anëtar i Kongresit, Eliot Engel, fotoreporterja dhe fituesja e çmimit “Pulitzer”, Marissa Roth, dhe Kadire Tahiraj, Drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img