Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka uruar ditëlindjen e 81-të veprimtarit të çështjes Kombëtare, Adem Demaçi.
“Sot është ditëlindja e 81-të e Adem Demaçit, i cili me jetën dhe veprën e tij ka shërbyer si far orientues dhe burim frymëzimi për brezin tim dhe breza të tërë të tjerë në përpjekjet tona për liri. Që nga burgosja e parë, në vitin 1958, kur ishte vetëm 22 vjeç, ai u bë një nga zërat më të fuqishëm kundër gjendjes së robëruar të popullit tonë nën okupimin jugosllav. Kosova e lirë dhe e pavarur, që po shijojmë sot, të ka ty si një ndër gurët e themelit të saj. Ne të jemi përherë mirënjohës. Ditë të këndshme sot, Baca Adem”, ka shkruar Veseli në Facebook.