0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Varroset në Drenas njeriu që shpëtoi nga mbytja fëmijën në Florida të SHBA-së

Jetën e bënte në Amerikë, e edhe vdekja e gjeti atje. Por, trupi i Adem Qorrit do të prehet në vendlindje, në Drenas.

Në ceremoninë mortore erdhën dhjetëra persona teksa mërzia është e madhe. Por, atë e lehtëson vetëm krenaria për faktin se i ndjeri ia doli ta shpëtojë fëmijën 6 vjeçar të shokut, që po mbytej në det.

“Kur ai dëgjoi thirrjen për ndihmë nga i ati i fëmijës nuk priti, por u hodh në rrjedhë, shpëtoi fëmijën duke hedhur në breg, dhe udhëtoi për në përjetësi”, tha Floreta Gashi, familjare, raporton Klan Kosova.

E një mik i Qorrit kujton bisedën e fundit me të, 30 minuta para se të vdiste.

“Kemi komunikuar bashkë me të për lojën, sfidat dhe kohën që ka pas me ardh në Kosovë. Drenasi dhe krejt Kosova e ka humb një djalë, një humanist të madh, një marins”, tha Naim Buzaku.

Adem Qorrit vdiq më 26 mars në Florida të ShBA-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img