Të shtunën iu dha lamtumira e fundit mësimdhënëses që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Prishtinë, një ditë më parë.
S.G u varros sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Dragodan.
Viktima 63 vjeçare S.G., ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.
Prokuroria Themelore dje informoi se ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.
“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka deklaruar dje Prokuroria përmes komunikatës./ksp