1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Varroset me nderime të larta ushtarake, ish-ushtarja e UÇK-së Fatime Ademaj

Me nderime të larta ushtarake dhe qytetare, të mërkurën në Zhur të Prizrenit është varrosur ish luftëtarja e lirisë, Fatime Ademaj.

Pas një sëmundje të rëndë, mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare, ish luftëtarja e lirisë, Fatime Ademaj, e cila të mërkurën është varrosur në vendlindjen e saj.

Pjesë e ceremonisë mortore e cila është organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ishin përveç familjarëve, miqve dhe banorëve të Zhurit dhe zonave përreth, edhe bashkëluftëtarë të saj dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Në emër të bashkëluftëtarëve nga Zhuri, ka folur Bedri Hoxha, i cili tha se Fatime Ademaj ishte edukuar në frymën më të lartë njerëzore dhe përplot atdhedashuri, një jetë të tërë ia kushtoi respektimit të të drejtave të njeriut dhe aspiratave të shqiptarëve të Kosovës deri në çlirimin e plotë të vendit duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së që në ditët e para të luftës, e cila do të kujtohet nga brezat e rinj për kontributin e saj.

Ndërsa, bashkëluftëtarja Elmie Plakolli, tha se “dhembja është shumë e madhe për humbjen e bashkëluftëtares sonë, e cila sakrifikoi gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës”.

Ajo kritikoi institucionet që nuk shprehen gatishmëri për ta ndihmuar atë pasi ishte kapluar nga sëmundja.

E ndjera, Fatime Ademaj, përveç kontributit kombëtar, me shumë sukses është shquar edhe në aktivitete të ndryshme kulturore, si anëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “ Emin Duraku” nga Zhuri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img