Site icon PrishtinaPress

Varroset kosovari që vrau dy djemtë dhe plagosi gruan në Gjermani

Flamur Rexha, 44 vjeçar nga fshti Ponoshec i Gjakovës, është varrosur sot, pasi i njëjti ka vrarë dy fëmijët e tij dhe ka plagosur vetën dhe bashkëshorten.

Rexha kreu krimin në shtëpinë e tij në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa trupi i pajetë i tij është sjellur sot për varrim në fshatin e tij të lindjes.

Për dy djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, akoma nuk dihet nëse është vendosur të varrosen në Gjermani apo të sjellen në Kosovë.

Ndërkaq, bashkeshortja e Flamurit, është zgjuar sot nga koma artificiale.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë.

Sipas medieve gjermane, fqinjtë kanë rrefyer se janë dëgjuar tetë të shtëna me armë në shtëpinë e tyre.

Motivet e këtij krimi makabër nuk dihen ende.

Exit mobile version