1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Varroset 23-vjeçari nga Krusha e Madhe, u aksidentua para dy javësh

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në varrimin e një 23 vjeçari që vdiq pas një aksidenti.

“Sot, me dhimbje të thellë, mora pjesë në varrimin e të riut 23 vjeçar, Arbër Shala nga Krusha e Madhe, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti”, njoftoi ai.

Ai i shprehu ngushëllime familjes së Arbër Shalës.

“Së bashku me familjarët, me miqtë dhe me të afërmit, i dhamë lamtumirën e fundit këtij djali të dashur e të respektuar. Ky është një moment i vështirë për të gjithë ne, dhe ndiej dhimbjen që po përjeton familja Shala! U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe i lus familjarët të mbahen sa më të fortë në këtë moment të rëndë! Pushofsh në paqe, Arbër!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img