I është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
E ndjera u varros në varrezat e fshatit Bablak të Ferizaj.
Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në ceremoninë e varrimit, transmeton Klan Kosova.
Gjykata Themelore në Ferizaj të shtunën ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe plagosjen e vëllait të mitur të viktimës.
Valon Aliu po dyshohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.
Gjykata ka njoftuar se i dyshuari e ka qëlluar me armë viktimën disa herë në kokë brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.