Site icon PrishtinaPress

Varroset 16-vjeçarja iraniane që u vra nga policia e moralit për shkak se nuk mbante mbulesë në metro

Në një atmosferë dhimbjeje, prindërit, të afërmit dhe miqtë i dhanë sot në Teheran lamtumirën e fundit 16-vjeçares iraniane Armita Geravad, e cila u nda nga jeta dje pas disa ditësh shtrimi në spital. Vajza e re kishte rënë në koma në rrethana të diskutueshme në fillim të tetorit në metronë e Teheranit dhe u konsiderua si “vdekur klinike” në fillim të javës.

Mediat iraniane raportuan se agjencitë qeveritare iraniane nuk lejuan familjen e Armitës që ta merrte trupin e saj dhe ta varroste në qytetin e saj të lindjes, Kermanshah, nga frika e një shpërthimi dhune. Të njëjtat burime vunë në dukje se zyrtarët iranianë këmbëngulën që familja të mos zhvillonte asnjë ceremoni për vajzën në Kermanshah dhe i lejoi vetëm ta varrosnin trupin në varrezat e Behesht Zahraa në Teheran.

Geravad një ditë pasi u rrah nga policia e moralit për shkak se nuk mbante mbulesë në metro.

Varrimi i saj u bë në Teheran, me një prani të shtuar të forcave iraniane të sigurisë në varreza.

Ndërkohë mbrëmë banorët e Teheranit e nderuan kujtimin e saj në mënyrë emocionale, teksa u ngjitën në ballkonet e tyre, duke thirrur “poshtë vrasësit e fëmijëve” dhe “poshtë diktatorët e Iranit”.

Njerëzit thërrasin “poshtë fëmijëvrasësit” dhe “poshtë Republika Islamike e Iranit” nga ballkonet e tyre në Teheran

Protestat nisën natën e parë pas vdekjes së 16-vjeçares Armita Geravand

Ajo u rrah brutalisht nga policia e morale, pas refuzimin për të mbuluar flokët e saj në publik.

Vajza 16-vjeçare nga rajoni kurd ishte shtruar në spitalin Fajr në Teheran që nga 1 tetori pasi i ra të fikët në metronë e kryeqytetit iranian.

Rrethanat në të cilat ajo ndërroi jetë janë të diskutueshme. Autoritetet thanë se ajo ishte “e stresuar” dhe mohuan çdo “konfrontim verbal ose fizik” midis saj “dhe pasagjerëve ose zyrtarëve të metrosë”.

Adoleshentja iraniane Armita Geravand, 16 vjeç, vdiq, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Geravand u shpall “e vdekur klinikisht” javën e kaluar. Ajo ra në koma në fillim të këtij muaji pas një konfrontimi me oficerët që zbatonin kodin e detyrueshëm islamik të veshjes

Megjithatë, sipas organizatave joqeveritare, adoleshentja u plagos rëndë në një “sulm” nga pjesëtarët e policisë së moralit, e cila ka për detyrë të zbatojë kërkesën që gratë në Iran të mbajnë shami në publik.

Ky incident ndodhi një vit pas vdekjes, më 16 shtator 2022, në paraburgim të Mahsha Amini, një 22-vjeçare iraniane me origjinë kurde, e cila ishte arrestuar nga policia e moralit për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së vendosur mbi gratë në Iran.

Exit mobile version