Site icon PrishtinaPress

Varrosen në Malishevë burrë e grua që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Podujevë-Prishtinë

Çifti mërgimtar, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, janë varrosur në Malishevë, pasi vdiqën si rezultat i një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje nga Sllovenia kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

Shoferi i autobusit me të cilin është përplasur makina është arrestuar dhe është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për 30 ditë. Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se masa e paraburgimit është aprovuar.

Exit mobile version