Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në varrimin e shkrimtarit Ismail Kadare.
Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës.
Ndërkohë, pritet që edhe Kosova të shpallë ditë zie për korifeun e letërsisë botërore, por ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar.
Kadare, shkrimtar i vlerësuar e shpërblyer botërisht, vdiq dje në Tiranë në moshën 88-vjeçare.