Site icon PrishtinaPress

Varhelyi: Të përshpejtohet procesi i zgjerimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi morën pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Procesin e Berlinit.

Samiti mblodhi së bashku për tetë herë kryetarët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor dhe homologët e tyre nga nëntë shtete anëtare të BE-së, përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së dhe Britaninë e Madhe për të përparuar në bashkëpunimin e tyre rajonal dhe agjendën e integrimit evropian.

Takimi virtual u organizua nga kancelarja Merkel, ndërsa në fjalën e tij komisionari Varhelyi vuri theksin te procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Angazhim për bashkëpunim e mbështetje për rajonin. Mbështetje në rimëkëmbjen pas pandemisë. Të përshpejtohet procesi i zgjerimit. Ballkani luan rol kryesor për Evropën”, tha komisionari Varheyli.

Exit mobile version