2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Varhelyi: Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka takuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani.

Në një reagim në rrjetet sociale, Varhelyi shprehet besimplotë se në fund të këtij viti, do të hapen negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë, për Shqipërinë.

“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në.

Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, shprehet Varhelyi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img