Site icon PrishtinaPress

Varhelyi: Plani i Ri i Rritjes do dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në Tiranë të Shqipërisë, udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, marrin pjesë në samitin rajonal mbi planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për rajonin.

Në fjalën hapëse të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi tha se Plani i Ri i Rritjes pritet të dyfishojë ekonomive e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në 10 vitet e ardhshme.

Sipas tij, ky plan do të funksionojë në rast se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor zbatojnë të gjithë rregullat e BE-së.

“Procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë me kapitujt e ndryshëm të legjislacionit, pro është proces integrimi që do të thotë se ekonomia e BP të integrohet në BE që do të thotë që edhe BE duhet të ofrojë përfitimet që sjellë anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen pjesë e BE. Kjo është ideja që ne sjellim me Planin e Rritjes. Është plan ambicioz dhe kemi besim të plotë te vendet e BP që do arrini t’i merrni të mirat e këtij plani që ka mundësi të kontribuojë në dyfishimin e ekonomive të vendeve të BP në 10 vitet e ardhshme. Që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vetë me shpejtësi, kjo do të thotë që të arrihen rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë nëse ju i zbatoni të gjitha rregullat e BE”, u shpreh ai.

Po ashtu Varhelyi i bëri thirrje institucioneve financiare të BE-së që përveç 30 miliardë eurove, të jepen edhe 6 miliardë euro për vendet e rajonit.

“Dëshira ime është për partnerët tanë të institucioneve financiare që përveç 30 miliardë eurove ne kërkojmë që ju të na jepni edhe një 6 miliardë tjetër. Pra 19% e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren deri në vitin 2027. Banka Evropian e Investimeve, BERZH, FMN duhet të përshpejtojnë punën dhe të tregohen më të shpejtë se më parë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor, por edhe të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Varhelyi.

Exit mobile version